Site icon Telegrafi

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me “Lëvizjen Bashkë” të Arlind Qorrit

U mendua si një protestë e të rinjve, por përfundoi në një përplasje mes dy partive të reja.

Mbështetësit e Lëvizjes Bashkë janë përplasur me Adriatik Lapajn, e “Shqipëria Bëhet”, para Ministrisë së Brendshme në Shqipëri.

Në një tubim të thirrur nga partitë e vogla, ka qenë grupimi i zotit Qori ai që nuk ka lejuar Arditik Lapajn të marrë fjalën para qytetarëve të mbledhur.

Përplasja verbale mes palëve ka qenë e dukshme aq sa përfaqësuesit e Lëvizjes “Bashkë” nga protestues kundër Ministrisë, kërkuan ndihmën e policisë për të larguar Adriatik Lapajn nga tubimi.

Sipas përfaqësuesve të Arlind Qorit leja ishte marrë nga Lëvizja “Bashkë” ndaj sipas tyre Adriatik Lapaj duhej të largohej.

Tubimi që u  kthye kundër organizatorëve u shoqërua me thirrjet “Poshtë komunistët”./A2 CNN

Exit mobile version