Ish-trajneri i Spanjës dhe Real Madridit, Vicente Del Bosque, shpreson se Alvaro Morata do të qëndrojë në Bernabeu përkundër interesimit të Manchester United.
Los Blancos shpresojnë të negociojnë me gjigantët anglezë një pagesë prej 80 milionë eurove për sulmuesin 24-vjeçar, i cili thuhet se është i hapur për të lënë Madridin për shkak të mungesës së minutave të rregullt të lojës.
“Këto janë vendime për lojtarët”, ka thënë fillimisht Del Bosque për El Transistor të enjten mbrëma.
“Nëse do të isha trajner i Real Madridit, do të doja që ai të qëndronte”.
“Ai është një reprezentues i Spanjës dhe Madridi nuk duhet të lirojë lojtarët më të mirë”, përfundoi trajneri spanjoll.
Morata shënoi 15 gola në vetëm 14 ndeshje si titullar në La Liga në sezonin e kaluar, duke u gjendur prapa Karim Benzemës dhe Cristiano Ronaldos në pozicionin e sulmit në klub. /Telegrafi/