Telegrafi

Del Bosque: Ronaldo në formën më të mirë

Portugezi shënoi një supergol me kokë për t’i ndihmuar Realit të nxjerrë barazim 1-1 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester United të mërkurën mbrëma në Barnabeu. Dhe, Del Bosque mendon se cilido ekip mund të fitojë në ndeshjen e ardhshme që do të zhvillohet në Old Trafford.

“Sfida [në mes të Real Madrid dhe Manchester United] është e hapur. Real Madridi ka një skuadër të shkëlqyeshme që është e aftë për gjithçka, dhe ata ende kanë mundësi”.

“Për më tepër, Cristiano është duke luajtur shumë mirë; ai është në formën e tij më të mirë”, ka thënë Del Bosque dje para gazetarëve derisa ka zbuluar figurën e tij prej dylli në Muzeun e Dyllit në Madrid. /Telegrafi/