Telegrafi

Del Bosque: Ronaldo, futbollisti më i mirë i Realit ndonjëherë

Vicente del Bosque thotë se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë që Real Madridit ka pasur ndonjëherë pas fitimit të ‘Topit të Artë’ të katërt në karrierën e tij.

Ikona portugez u emërua si fitues i çmimit të hënën nga France Football, pasi që ka luajtur një rol të rëndësishëm në fitimin e Ligës së Kampionëve dhe Euro 2016, për klubin dhe vendin respektivisht.

Lexo po ashtu Zidane: Ronaldo, lojtari më i madh në histori të Realit

Mbretërit kanë pasur një numër të madh të lojtarëve legjendar në radhët e tyre, duke përfshirë Alfredo Di Stefano, fitues i pesë Kupave evropiane me klubin, Ferenc Puskas, Luis Figo, ish-sulmuesin brazilian Ronaldo, trajnerin aktual Zinedine Zidane dhe shumë të tjerë.

Por, ish-lojtar i Madridit dhe trajneri Del Bosque thotë se Santiago Bernabeu janë dëshmitarë që tani shohin lojtarin më të mirë ndonjëherë që ka veshur këtë fanellë dhe që është sulmuesi portugez.

“Ronaldo është lojtari më i mirë në historinë e Madridit përmes rekordeve që i ka vënë”, ka thënë Del Bosque para gazetarëve spanjollë, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Kush është lojtari më i mirë në histori të Real Madridit? (Foto/Video)

“Por, ai gjithmonë e bën atë pa zhvlerësuar lojtarët e tjerë”, përfundoi trajneri spanjoll.

Ndërsa, Ronaldo vazhdon të fitoj duartrokitje dhe lëvdata, Del Bosque është i zhgënjyer se Andres Iniesta nuk ka fituar asnjëherë këtë çmim, pavarësisht suksesit të madh për klubin dhe vendin. /Telegrafi/