Ish-trajneri i Spanjës, Vincente Del Bosque mendon që Pep Guardiola është i duhuri për drejtimin e ‘Furisë së Kuqe’.
Ai vetëm sa u bashkua me Manchester City, por lëvizja e ardhshme e Pep Guardiolës tashmë është duke u biseduar përreth.
Sipas ish-trajnerit të kombëtares spanjolle, Vincente Del Bosque, Pep Guardiola është njeriu adekuat për të drejtuar Spanjën në të ardhmen.
“Unë nuk shoh ndonjë arsye pse Guardiola nuk mund trajneri i Spanjës”, tha Vicente del Bosque për Süddeutsche Zeitung, transmeton Telegrafi.
“Sigurisht, ai është Katalunas, por a nuk është puna jonë të bashkojmë njerëzit? Ai do të jetë i madh në futbolli dhe mund të ndihmojë në sjelljen e katalunasve dhe pjesës tjetër të vendit më afër përsëri”, përfundoi Del Bosque. /Telegrafi/