Telegrafi

Del Bosque: Pedro mund të luajë në KB

“Pedro është një lojtar i mundshëm për Kampionatin Botëror, me ose pa golin që shënoi në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Estudiantes”.

“Ne kemi shumë lojtarë të talentuar që luajnë në pozitën e tij, mirëpo janë vetëm gjashtë të cilët i konsiderojmë se do të jenë në listën përfundimtare”, ka thënë Del Bosque në një intervistë për Marca. /Telegrafi/