Site icon Telegrafi

Del Bosque: Nuk dua të ftoj lojtarë të lënduar

“Në rast se disa lojtarë nuk mund të luajnë, ne kemi alternativa të shkëlqyera. Shpresoj se të gjithë lojtarët do të jenë të shëndetshëm deri atëherë”.

“Nuk mund të ftoj pesë ose gjashtë lojtarë të lënduar në skuadrën e Botërorit me shpresë se ata do të rikthehen me kohë. Nëse ndonjë lojtar nuk mund të luajë, ka kush t’i zëvendësojë”, deklaroi Del Bosque për Marca.

Aktualisht, Fernando Torres, Cesc Fabregas dhe Andres Iniesta janë duke vuajtur nga lëndimet, ndërsa ëndrra e tyre për një Botëror mund të shuhet nëse nuk kthehen me kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version