Telegrafi

Del Bosque: Casillas, zgjedhja ime e parë

“Iker Casillas është i pazëvendësueshëm në portën tonë, pas tij është Pepe Reina”, tha trajneri i Spanjës.

Më pas, Del Bosque në mënyrë të tërthortë e ka përjashtuar nga kombëtarja Victor Valdesin, duke thënë se lista e lojtarëve mbetet sikurse e ndeshjes së fundit ndaj Francës (kur portier i tretë ishte Diego Lopez i Villarrealit).

Del Bosque shtoi se pret që tre futbollistët e tij kryesorë, Fabregas, Iniesta dhe Torres, të rikuperohen me kohë për Kupën e Botës. /Telegrafi/