Sipas ish trajnerit të Spanjës, Vicente del Bosque, Barcelona mund të përfitojë nga largimi i sulmuesit brazilian, Neymar, i cili mund të ishte i mundimshëm në skuadër.
Ylli brazilian, Neymar, u largua javën e kaluar nga Barcelona drejt Paris Saint-Germainit, dhe shumë njerëz të futbollit e cilësuan si negativ largimin e tij, por kështu nuk mendon edhe del Bosque, i cili mendon se Barça mund të dalë e fituar.
“Shpeshherë është e rrezikshme të luftojmë kundër ndryshimeve të disponimit të lojtarëve”, ka thënë fillimisht Del Bosque për Cadena Ser.
“Barcelona ka hequr dorë nga një lojtar që mund të ishte i vështirë kohë pas kohe, dhe mund të bëjnë më të mirë pa të, nuk i dihet”, përfundoi trajneri, i cili udhëhoqi Spanjën në sukses në Kampionatin Botëror të 2010 dhe Kampionati Evropian i vitit 2012.
Barça fitoi 222 milionë nga largimit i Neymarit drejt PSG-së për 222 milionë euro, por janë ende në ‘gjah’ për të gjetur zëvendësuesin e tij. /Telegrafi/