“Futbolli spanjoll nuk është në rënie. Lojtarët si Messi dhe Ronaldo nuk shënojnë aq shumë vetëm për shkak se kundërshtarët janë të dobët.
“Katër nga 16 ekipet e mbetura në Ligën e Kampionëve janë nga Spanja. Finalja e vitit të kaluar në Europa League ishte një ndeshje në mes dy ekipeve spanjolle. Dhe Atletico është në ngritje sërish”.
“Barcelona dhe Madrid janë duke fituar shumicën e ndeshjeve, por ata janë ekipe të jashtëzakonshme. Ata janë favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve, sipas meje”, ka thënë trajneri spanjoll për La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/