Site icon Telegrafi

Del biseda mes urgjencës dhe lajmëruesit që e ka gjetur të vdekur Prince-n (Dokument)

Është bërë publike nga zyrja ‘Carver County Sherif’ biseda mes urgjencës dhe lajmëruesit i cili e ka gjetur të vdekur këngëtarin Prince në studion e tij.

“Kemi gjetur dikë pa ndjenja”, ka thënë një mashkull i paidentifikuar kur telefonoi urgjencën në numrin 911 në orën 09:43 të mëngjesit. “Ne jemi në shtëpinë e Prince”.

Më pas telefonuesi i tha urgjencës se “Personi ka vdekur, ndërsa njerëzit në shtëpinë me numër 7801 në rrugën ‘Autobahn’ janë të shqetësuar”

Gjatë deklaratës për shtyp zyra e ‘Carver County Sherif’ tha se Princi ishte gjetur i vdekur në ashensor ndërsa shkaku është ende duke u hetuar.

Exit mobile version