Dita e premte filloi me një lajm të hidhur në lidhje me vdekjen e parakoshme të reperit Mac Milleri.
26-vjeçari, i cili ishte më shumë i njohur për lidhjen e tij me dy vjeçare me këngëtaren Ariana Grande, ndërroi jetë papritur.
Dyshimet e para lindën rreth mbidozës, kjo pasi ai gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij nga një prej shokëve të tij më të ngushtë.
Autoritet e Los Anxhelos kanë bërë ditur sot rezultatet e dala nga autopsia, të cilat rezultojnë se Miller gjeti vdekjen si pasojë e një arresti kardiak, të shkaktuar nga mbidoza.
“Autopsia u përfundua dhe shkaku i vdekjes është shtyrë në pritje të testeve shtesë. Trupi i tij është dorëzuar”, ka thënë zëdhënësja e gjykatëses së qarkut në Los Anxhelos, Sarah Ardalani.
Ndërkohë, burimet e revistës “People” kishin arritur të marrin vesh se shtëpia në të cilën reperi u gjet i vdekur në Kaliforni, ishte “pastruar” në mënyrë që të fshiheshin gjurmët që vërtetonin se vdekja e tij ishte shkaktuar nga droga. /Telegrafi/