Pothuajse e gjithë Italia është vendosur të jetë një “zonë portokalli” sipas kushteve të një dekreti të ri qeveritar që rishikon parametrat e përdorur për sistemin e niveleve të kufizimeve të Italisë bazuar në rrezikun e çdo rajoni për infektim me COVID-19.
Sipas mediave italiane, përcjell Telegrafi, Lombardia, rajoni që u godit më shumë nga vala e parë e coronavirusit dhe Sicilia – priten të klasifikohen si zona të kuqe që nga e diela.
Nën sistemin e niveleve, në zonat e kuqe me rrezik të lartë të gjithë restorantet dhe baret janë të mbyllura, përveç dërgesave në shtëpi, dhe të gjitha dyqanet jo thelbësore janë të mbyllura gjithashtu.
Në zonat me rrezik të mesëm portokalli, dyqanet mund të bëjnë biznes por restorantet dhe baret duhet të qëndrojnë të mbyllura.
Në zonat e verdha me rrezik të moderuar, dyqanet janë të hapura, po ashtu edhe baret dhe restorantet deri në orën 18:00.
Kategoria në të cilën klasifikohet secili rajon varet nga të dhënat nga raporti i monitorimit javor të ministrisë së shëndetësisë për coronavirusin, zakonisht i lëshuar të premten.
Siç bëjnë të ditur mediat, dekreti i ri mban një shtetrrethim mbarëkombëtar nga ora 10:00 deri në 5 të mëngjesit.
Ai gjithashtu mban një ndalim të udhëtimit midis rajoneve, përveç për arsye pune ose shëndetësore dhe situata të tjera me nevojë absolute, që u vendosën para festave të Krishtlindjes.
Ndalimi do të zgjasë deri më 15 shkurt. /Telegrafi/