Telegrafi

Me dekret presidencial u merren medaljet e botërorit Hakan Sukurit dhe Arif Erdemit

Data 15 korrik ka hyrë në analet e historisë së Turqisë pasi që këtë ditë nuk u realizua puçi ushtarak.

Arif Erdem dhe Hakan Sukur po vazhdojnë të dënohen prej shtetit turk pasi që raportohet se kanë mbështetur trazirat e vitit të kaluar.

Me një dekret të presidentit Recep Tayyip Erdogan dy legjendave të futbollit të Turqisë i janë marrë medaljet e bronzta të kampionatit botëror 2002, kur Turqia u rendit në vendin e tretë, trasnmeton Telegrafi.

Ish-futbollistët po konsiderohen pjesëtarë dhe mbështetës të fuqishëm të klerikut Fetullah Gulen, i cili shihet si organizator i puçit kundër Erdoganit.

Theksojmë se kohë më parë është lëshuar një urdhër-arrest për disa sportistë përfshirë edhe dyshen e lartcekur, të cilët gjithashtu janë fshirë prej historisë së futbollit turk. /Telegrafi/