DEKRA Akademie në Kosovë bashkë me të ftuarit specialë nga DEKRA Akademie në Shqipëri dhe DEKRA Akademie në Greqi, mbajti të shtunën, me datë 03 tetor, sesion informues në Prishtinë, ku u bë shpalosja e programit për trajnimin, kualifikimin dhe punësimin e infermierëve të licencuar Kosovarë në Gjermani.
Sesione të tilla informuese do të vazhdojnë të mbahen edhe në qytetet e tjera të Kosovës.
Kishte një interesim të jashtëzakonshëm nga infermierët kosovarë për t’u bërë pjesë e DEKRA Akademie.
DEKRA Akademie në Kosovë është pjesë e familjes së madhe DEKRA, e cila ka ndërtuar reputacionin e saj që prej themelimit në vitin 1925, si simbol i padiskutueshëm i besueshmërisë në të gjithë drejtimet e aktiviteteve të saj me prani në 60 vende të botës me mbi 45000 punonjës.
Avantazhi parësor që i dallon është se projekti i DEKRA Akademie ofron sigurinë e plotë që çdo kandidat i cili do ta nisë projektin me DEKRA, do ta përfundojë atë me sukses të garantuar.
Programi i DEKRA Akademie në Kosovë ofron FALAS për kandidatët:
– Mësim të Gjuhës Gjermane nga niveli A1 në B2;
– Kontratë pune në Gjermani me pagesë dinjitoze;
– Aftësim profesional dhe kualifikim për marrjen e licencës Gjermane të Infermierit;
– Asistencë në pajisjen me vizë pune dhe transferimin në Gjermani;
– Mbështetje në procesin e bashkimit familjar, pas një periudhë pune në Gjermani.
Të jesh pjesë e projektit të DEKRA Akademie do të thotë efikasitet dhe përpikëri në respektimin e afateve që do të garantojë një të ardhme dhe punë të sigurt për të gjithë infermierët e licensuar.
DEKRA Akademie, projekti më i sigurtë për një të ardhme evropiane.