Ministrja e Drejtësisë, sot deklaroi se nga vullneti i OBRM-PDUKM-së varet miratimi i Ligjit për Prokurori Publike ndërsa kjo parti, sipas saj, duhet të vendosë interesat eurointegruese para interesave të disa anëtarë paritak, për të cilët ka procedura kundër tyre.
Në pyetjen e gazetarëve nëse ekziston opsion që ligji të miratohet pa OBRM-PDUKM-në, ministrja Deskoska tha se nuk përjashtohet mundësia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me këtë ligj pres përkrahje nga të gjithë deputetët dhe do të ishte mirë që të gjithë që deklarohet për eurointegrimin e vendit tonë të mbështesin këtë ligj, kështu që edhe ky opsion nuk përjashtohet”, tha Dekoska.
Ajo tha se po si qeveri kanë vullnet të sinqertë dhe të mirë për t’u miratuar ai ligj dhe se gjatë gjithë kohës ka qëndron se ligji duhet të zbatojë standardet ndërkombëtare dhe jo të pamundësojë amnisti për vepër penale që po hetohet për momentin apo është në procedim gjyqësor.
“Nëse OBRM-PDUKM e ka për vërejtje në ligj, nëse është vetëm për këtë, mund të arrijmë marrëveshje. Por, unë nuk mund të paragjykoj derisa nuk i shohim në letër qëndrimet dhe vërejtjet e tyre, për shkak se shpesh herë e thonë deklarativisht dhe amendamenti i shkruar dallon”, tha Dekoska duke shtuar se shpesh herë në ato amendamente fshihen qëllime të ndryshme, posaçërisht për rastet e PSP-së./Telegrafi/