Pjatat dekorative në mur do të jenë një shtesë interesante dekorative për shtëpinë tuaj
Ekzistojnë një mori idesh me të cilat mund të dekoroni muret tuaja me fidanë vertikalë ose rafte dekorative.
Përveç kësaj, nëse po flasim për dekorimin e mureve, nuk duhet të nënvlerësojmë kurrë vlerën shtesë estetike që do të sjellin pjatat në mur, transmeton Telegrafi.
Pjatat në mur
Nëse tashmë keni një ambient minimalist, varni disa pjata, të rregulluara saktësisht në një ngjyrë neutrale.
Dëshironi një frymë Orienti në shtëpinë tuaj? Gjeni një mori pjatash shumëngjyrëshe dhe përvishuni punës.
Pllakat thjesht varen në mur. Nëse nuk e keni blerë këtë dekoratë me qëllim, gjithmonë mund ta bëni vetë.
Mjafton të ngjitni një varëse në anën e pasme të pjatës dhe të prisni që ngjitëse të thahet dhe të forcohet.
/Telegrafi/