Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Luftëtar i Lirisë – Adem Jashari”, pas vdekjes, Hashim Halitin, një prej luftëtarëve të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Haliti ishte zëvendëskomandant i Brigadës 112 “Arben Haliti” dhe më vonë edhe Shef i Sektorit për Operacione në Zonën e Drenicës.
“Familja Haliti ka dhënë kontribut të çmuar në luftën tonë çlirimtare”, tha Thaçi.