Telegrafi

Dekorimi i shëndetshëm: Mbillni bimët “mbrapsht”

Për mbjelljen “mbrapsht”, ka pothuajse mekanizma të gatshëm, por mund t’i bëni shumë thjeshtë edhe vetë

E gjitha që ju nevojitet nga materiali janë saksi plastike dhe një litar, material sfungjeri dhe, natyrisht, bima, ndërsa nga veglat ju nevojiten një makinë shpuese, një bisturi, dhe një palë gërshërë.

Meqenëse saksia do të jetë i varur mbrapsht, bimën do ta mbillni nga fundi i saksisë. Për t’i bërë vend bimës, shponi një vrimë me ndihmën e një vegle të veçantë, transmeton Telegrafi.

Vendoseni saksinë në materialin e sfungjerit dhe priteni në rreth madhësie të fundit të saksisë, me ndihmën e bisturisë, pastaj materialin e prerë mbulojeni dhe me gërshërë pritni majën, në mënyrë që të bëni një vrimë në mesin e rrethit.

Pastaj bëni një prerje në tërë diametrin e rrethit. Materiali juaj do të duket si një krofne me një vijë e cila kalon nëpër njërën anë.

Shponi dy vrima të vogla në anët e kundërta të saksisë me ndihmën e makinës shpuese. Kalojeni njërin skaj të litarit nëpër vrimë nga ana e jashtme dhe e brendshme dhe lidhni nyjë me të cilën do ta forconi.

Përsëriteni të njëjtën gjë edhe në anën tjetër. Mund ta përdorni një copë litar të tërë ose dy pjesë individuale, në varësi të mënyrës se si dëshironi ta varni kavanozin.

Hiqeni bimën nga saksia në të cilin ishte më parë dhe pastroni me kujdes dheun rreth rrënjëve në mënyrë që të mund ta shtyni bimën përmes vrimës në fund të saksisë që keni shpuar.

Vendoseni pjesën e bimës me rrënjë në vrimë dhe nga hapja e sipërme, rreth rrënjës së bimës vendoseni materialin sfungjer të prerë dhe shtypeni deri në fund që të mos derdhet dheu. Shtoni më shumë dhé dhe vareni në vendin e dëshiruar. /Telegrafi/