Telegrafi

Dekorimet e enterierit nuk shkuan si duhet, rastet më ekstreme që do t’ju bëjnë të qeshni (Foto)

Kur duan të dekorojnë enterierin, pronarët provojnë të ndryshojnë ngjyrat dhe të zgjedhin orendi të bukura që lënë përshtypje.

Por, bazuar në imazhet e postuara më poshtë, del se punët e kryera nga njerëz që nuk kanë aftësitë e duhura, bënë që shtëpia e ëndrrave të kthehet në skenë ankthi, transmeton Telegrafi.

Disa pronarë nuk kanë hezituar t’i shfaqin fotografitë, të tregojnë se sa keq është kthyer ambienti të cilin deshën ta bëjnë sa më të bukur.

Dizajnerët amator duhet të kenë kujdes, apo thjeshtë të thërrasin profesionistët, pasi kuzhina e lyer verdhë apo guaska në hapësirën e dushit, nuk janë ide aspak të mira. /Telegrafi/