Site icon Telegrafi

Dekolteja e deputetes braziliane shkakton reagime të ashpra (Foto/Video)

Dekolteja e thellë e deputetes braziliane Anne Paula da Silva në ceremoninë e betimit shkaktoi reagime të ashpra në Brazil.

Sipas AP, ajo ishte në qendër të vëmendjes në mediat braziliane dhe në rrjetet sociale për shkak të rrobave që kishte veshur më 1 shkurt. Shumë nga rrobat e saj i quajtën të papërshtatshme, tronditëse dhe vulgare, ndërsa të tjerë thonë se rrobat nuk janë të rëndësishme.

Da Silva u prononcua në Facebook, duke mbrojtur zgjedhjen e saj të rrobave.

“Kjo botë e paragjykimeve në të cilën jetoni nuk është bota ime”, iu përgjigj ajo një njeriu që e pyeti se si dekolteja e saj mund t’i kontribuojë demokracisë.

Da Silva ishte e pesta për nga numri i votave të fituara në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar dhe para kësaj ajo shërbeu dy mandate si kryebashkiake e Bombinas.

Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe tha se do të vazhdojë të vërë çfarëdo që dëshiron. Megjithatë, ajo kërcënoi të padisë ata që i dërguan mesazhet më agresive. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version