Telegrafi

Deklarohet Zonja e Parë e SHBA-ve: Biden do të jetë president i të gjitha familjeve tona

Jill Biden, gruaja e presidentit të ri amerikan, Joe Biden dhe njëherit Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, është deklaruar pas fitores së bashkëshortit në zgjedhjet presidenciale.

Në një postim në Facebook, ka publikuar një fotografi me Bidenin, ku dyshja mbajnë një pano me mbishkrim ku e cilëson si president, transmeton Telegrafi.

“Ai do të jetë president i të gjitha familjeve tona”, ka shkruar ajo.

Ajo çfarë e bën të veçantë Zonjën e Parë të re, është fakti se do të jetë e para që do të vazhdojë të punojë jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Jill Biden është profesoreshë e gjuhës angleze në kolegjin Northern Virginia Community, e pasi që bashkëshorti i saj do të jetë president i Shteteve të Bashkuara, do të vazhdojë të kryej detyrën e profesoreshës.

Lexo po ashtu LIVE: Zhvillimet dhe reagimet e fundit në zgjedhjet presidenciale në SHBA pas triumfit të Biden

“Më pëlqen të punoj si shumë tjerë. Puna e profesoreshë është pasioni im por të njëjtën kohë do të jem edhe Zonja e Parë”, ka deklaruar Jill për mediat amerikane. /Telegrafi/