Telegrafi

Deklarohet vetë Trumpi për gjendjen e tij shëndetësore pas të shtënave me armë

Donald Trump ka thënë se ai “nuk do të dorëzohet kurrë” në postimin e tij të parë pasi u raportuan të shtëna me armë zjarri në “afërsinë e tij” ndërsa ai ishte duke luajtur golf në kursin ndërkombëtar të golfit Trump në Florida.

Ish-presidenti tha: “Ka pasur të shtëna armësh në afërsi, por përpara se thashethemet të dilnin jashtë kontrollit, doja që ju të dëgjoni së pari këtë: JAM I SIGURT DHE MIRË”.

“Asgjë nuk do të më ngadalësojë, nuk do të dorëzohem kurrë”, tha Trump, shkruan skynews.

“Unë gjithmonë do t’ju dua ju që më mbështetni”, shkroi ai në një email për mbledhjen e fondeve.

“Bashkim. Paqe. Bëjeni Amerikën të Madhe Përsëri”, shtoi ai.

Ndryshe, së fundmi ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë në lidhje me rastin.

“Presidenti dhe zëvendëspresidentja janë informuar për incidentin e sigurisë në kursin ndërkombëtar të golfit Trump, ku ish-presidenti ishte duke luajtur golf”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/