Site icon Telegrafi

Deklarohet për herë të parë gjyqtari që u rrah nga presidenti i klubit turk, Ankaragucu

Halil Umut Meler në deklaratën e tij kujtoi se ishte arbitri i ndeshjes së futbollit mes Ankaragucu dhe Rizespor në stadiumin Eryaman të hënën në orën 20:00.

Duke shpjeguar se pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes, presidenti i klubit Ankaragucu, Faruk Koca dhe dy personat me të hynë në fushë dhe e sulmuan atë.

Në dëshminë e tij, Meler ka thënë: Ai (Koca) më tha: ‘Do të të vras’”.

Lexo po ashtu Skena të tmerrshme në Turqi: Gjyqtari goditet me grusht në fytyrë pas përfundimit të ndeshjes

“Faruk Koca më goditi me grusht nën syrin e majtë, rashë në tokë. Derisa isha në tokë, të gjithë njerëzit më goditën shumë herë në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit.

“Faruk Koca, bashkë me të gjithë shokët e tij më thanë tjetër: ‘Do të të fundosim, do të të vrasim’”.

Edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka dënuar sulmin ndaj gjyqtarit, duke kërkuar dënim maksimal për kreun e klubit të Ankaragucu. /Telegrafi/

https://twitter.com/Dean_Martin_11/status/1734323496178565539

Exit mobile version