Komisioni Federal i Zgjedhjeve në SHBA, ka bërë të ditur se nuk ka prova për mashtrim në zgjedhjet e sivjetme presidenciale.
Komisionerja Ellen Weintraub, ka thënë për CNN se ka pasur shumë pak ankesa se si kanë rrjedhur zgjedhjet këtë vit, transmeton Telegrafi.
“Ka pasur shumë pak ankesa. Nuk ka prova se ka pasur çfarëdo lloj mashtrimi”, ka shtuar Weintraub.
“Nuk ka prova për vota të paligjshme që janë numëruar”, ka thënë për fund komisionerja amerikane. /Telegrafi/