Gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve është deklaruar rreth fjalëve që i kishte thënë në një ngjarje që kishte marrë pjesë , ndërsa UEFA ka nisur hetimet.
Szymon Marciniak, i konsideruar si një nga më të mirë në botë, u shpall si njeriu në mes për përballjen mes Manchester City dhe Interit që luhet në Stamboll më 10 qershor.
Por zyrtari, i cili mori përgjegjësinë për finalen e Kupës së Botës në dhjetor, ka shkaktuar polemika pasi u shfaq si folës në një ngjarje të organizuar nga një politikan i ekstremit të djathtë në Poloni.
Marciniak ishte folësi kryesor në një konferencë biznesi të organizuar nga Slaëomir Mentzen, kreu i partive të krahut të djathtë Shpresa e Re dhe Konfederata.
Ai mbështeti sloganin politik diskriminues: “Ne qëndrojmë kundër hebrenjve, homoseksualëve, abortit, taksave dhe Bashkimit Evropian”.
Paraqitja e Marçinakut tërhoqi vëmendjen e grupit antiracist Never Again, i cili bëri një ankesë.
Bashkëthemeluesi Rafal Pankoëski pretendoi se ngjarja, e titulluar ‘Everest’ dhe e përshkruar si një ngjarje rrjeti, “i shërbeu qëllimit të promovimit të agjendës politike të Mentzen përpara zgjedhjeve parlamentare të këtij viti në Poloni”.
UEFA, konkretisht shefi i futbollit Zvonimir Boban dhe kreu i gjyqtarëve Roberto Rosetti, hetuan urgjentisht çështjen dhe në lidhje me Never Again, vendosën që Marciniak të drejtojë finalen e Ligës së Kampionëve siç shpallet.
Trupi drejtues falenderoi Never Again për informimin e tyre për ngjarjen, ndërsa kërkuan falje për pjesëmarrjen e Marciniak në atë event.
Në një deklaratë të gjatë të lëshuar përmes UEFA-s, Marciniak tha: “Shpresoj se kjo deklaratë do të gjejë rrugën e saj për të gjithë të interesuarit, veçanërisht individët që me të drejtë u alarmuan dhe u zhgënjyen nga pjesëmarrja ime në ngjarjen ‘Everest’ të organizuar në Katoëice më 29 maj 2023. Dua të shpreh kërkesën time për falje më të thellë për përfshirjen”.
“Pas reflektimit dhe hetimit të mëtejshëm, u bë e qartë se unë u mashtrova rëndë dhe nuk isha plotësisht i vetëdijshëm për natyrën e vërtetë dhe përkatësitë e ngjarjes në fjalë. Nuk dija se ishte e lidhur me një lëvizje polake të së djathtës ekstreme. Po të kisha qenë në dijeni të këtij fakti, do ta kisha refuzuar kategorikisht ftesën”.
“Është e rëndësishme të kuptojmë se vlerat e promovuara nga kjo lëvizje janë krejtësisht në kundërshtim me bindjet e mia personale dhe me parimet që përpiqem të mbaj në jetën time. Jam thellësisht i penduar për çdo perceptim që pjesëmarrja ime mund t’i ketë kundërshtuar ato.
“Si një profesionist i përkushtuar thellësisht në lojën e futbollit, dua të theksoj mbështetjen time të palëkundur për vlerat e mbrojtura nga UEFA, veçanërisht përfshirjen dhe respektin për të gjithë individët, pavarësisht nga prejardhja e tyre”, ka thënë ndër të tjerash arbitri.
Marciniak ka qenë një zyrtar i listuar në FIFA që nga viti 2011 dhe mori drejtimin e Superkupës së UEFA-s në vitin 2018.
I krahasuar me legjendarin Pierluigi Collina, ai arbitroi ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të Manchester Cityt kundër Real Madridit muajin e kaluar dhe u votua si arbitri më i mirë në botë në 2022. /Telegrafi/