Site icon Telegrafi

Deklarohet Ed Woodward pas dorëheqjes nga Unitedi, anashkalon Superligën Evropiane

Ed Woodward (Foto: Twitter/Goal)

Manchester United ka lëshuar një komunikatë për shtyp, përmes të cilës ka njoftuar se shefi ekzekutiv, Ed Woodward, do të largohet nga posti i tij në fund të vitit 2021.

Mosmarrëveshjet lidhur me formimin e Superligës Evropiane kanë nxitur dorëheqjen e tij, edhe pse është raportuar se ai e kishte planifikuar largimin e tij në fund të këtij viti.

“Jam ekstremisht krenar që i kam shërbyer Unitedit dhe ka qen nder të punoj për klubin më të madh botëror të futbollit në 16 vitet e fundit”.

“Klubi është i pozicionuar mirë për të ardhmen dhe do ta kem të vështirë largimin në përfundim të vitit”.

(Foto: Manchester Evening News)

“Kemi investuar më shumë se një miliard funte në skuadër gjatë kohës time dhe jam i entuziazmuar me progresin e lojtarëve nën drejtimin e zgjuar të Ole Gunnar Solskjaer ekipit të tij trajnues në dy vitet e kaluara”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Woodward deponon dorëheqjen nga posti i shefit ekzekutiv të Unitedit

“Kam dashur shumë që klubi ta fitonte Ligën Premier gjatë epokës time dhe jam i sigurt se bazat janë vënë që ta fitojmë për tifozët tanë pasionantë”.

“Në 16 muajt e fundit ka pasur sfida shumë unike dhe puna e klubit në komunitet dhe përreth botës gjatë pandemisë së COVID-19 ka qenë heroike”.

“Ndikimi financiar te klubet e futbollit ka qenë i rëndë, por Unitedi ka qenë ndër më të fuqishmit dhe elastikët përballë presioneve të jashtëzakonshme financiare”, ka thënë 49-vjeçari duke i përmendur disa prej kupave të fituara gjatë epokës së tij, ndërkaq nuk e ka përmendur në asnjë moment Superligën Evropiane.

Ndryshe, Woodward iu bashkua Manchester Unitedit në vitin 2005, ndërsa në vitin 2013 u bë defakto shef ekzekutiv i klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version