Njëri nga liderët e komunitetit Quanon nga Arizona, Jake Angeli, pa dyshim që është një nga figurat “më të spikatura” të sulmit të dhunshëm mbi Kongresin amerikan, dhe njëherit njihet si përkrahës i flaktë i presidentit Donald Trump.
Pjesëtarët e këtij komuniteti besojnë se Trump bënë një luftë të fshehtë kundër zinxhirit të sofistikuar të pedofilisë, që sipas tyre drejton botën, transmeton Telegrafi.
Jacob Chensley, gjithashtu i njohur si Jake Angeli (njeriu me brinjtë në kokë), të hënën është paraqitur në gjykatën federale të Phoenix, ku ishte dorëzuar tek zyrat e FBI-së me t’u kthyer nga Washingtoni.
Ai akuzohet për hyrje të kundërligjshme në ndërtesën e Kongresit dhe sjelljet e pahijshme në Capitol Hill. E ëma e tij ishte në sallën e gjyqit ku tha se i biri i saj nga e premtja nuk ka ngrënë asgjë – duke pretenduar se bëhet fjalë për një dietë organike.
“Ai sëmuret nuk konsumon ushqim organik”, ka thënë Martha Chensley.
E ëma e tij thotë se është në paraburgim, pasi u fut në ndërtesën e Kongresit në Washington – duke pretenduar se rojat nuk po i japin ushqim organik, e pikërisht për këtë ai po refuzon të konsumojë çfarëdo ushqimi.
Ajo madje pretendon se djali i saj është një patriot dhe personi më i butë që ajo njeh. /Telegrafi/