Telegrafi

Deklarohet Çavkovi për supozimet se Ndrecaj është arrestuar i gjallë

Pas shkrimeve që u shfaqën në opinion që një polic në gjykatë ka pranuar se pjesëtari i grupit të Kumanovës, Mirsad Ndrecaj është arrestuar i gjallë gjatë ngjarjeve në “Lagjen e trimave”, Ministri i brendshëm, Mitko Çavkov ka thënë se me siguri bëhet fjalë për ndonjë huti gjatë dhënies së deklaratës.

Ai me këtë rast e ka ftuar mbrojtjen dhe prokurorinë ta qartësojnë këtë dilemë.

„Me siguri mbrojtja dhe prokuroria do ti pastrojnë këto dilema, respektivisht nuk di se si ti emërtoj, mendoj se fare nuk është dilemë, por me gjasë është një huti gjatë dhënies së deklaratës“, ka deklaruar Çavkov.

Çavkov po ashtu ka thënë se është spekulim pohimi se njëri nga të dyshuarit ka përfunduar me lëndime në ekstremitetet e poshtme./Telegrafi/