Site icon Telegrafi

Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë, me shumë probleme (Video)

Leonida Molliqaj

Deklarimi i pasurisë i zyrtarëve të lartë publikë, ndonëse është në nivel të ulët, ka shenja të përmirësimit.

Kështu thotë Leonida Molliqaj, hulumtuese në organizatën “Çohu”, sipas së cilës kjo ka ndodhur që nga ndryshimi i kodit penal në vitin 2013 i cili përcakton se mos deklarimi i pasurisë, apo deklarimi i rrejshëm përbën vepër penale.

Çështja e mandatit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, pasuria jashtë vendit e zyrtarëve si dhe prejardhja e pasurisë janë disa probleme që vazhdojnë të përcjellin deklarimin e pasurisë.

“Zyrtarët e lartë publik në Kosovë, deklarojnë atë që duan të deklarojnë. Kjo ndodh për shumë arsye. Është çështja e mandatit të Agjencionit Kundër Korrupsion, deri ku shtrihet ky mandat për të kontrolluar pasurinë. Problem tjetër është prejardhja e pasurisë së zyrtarëve”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Leonida Molliqaj.

Problem tjetër, sipas Molliqajt, është edhe vlera e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.

“Problem tjetër ka qenë vlera e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme. Kosova nuk ka arritur të nxjerrë një organizëm, i cili do të maste vlerën e pasurive të paluajtshme për zyrtarët publik. Ende banesat, shtëpitë apo pronat deklarohen në vlerën të cilën zyrtari mendon se e ka pasuria e tij”, thotë Molliqaj.

Deklarimi i pasurisë i këtyre zyrtarëve, ka filluar të bëhet  qysh në vitin 2007./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version