Me këtë deklaratë, partitë politike zotohen se do të organizojnë fushatë zgjedhore veç e veç, për të prezantuar projektet politike para elektoratit në mënyrë të dinjitetshme, në përputhje me dispozitat në fuqi.
Po ashtu, subjektet politike zotohen se do të angazhohen që procesi zgjedhor të rrjedhë në frymën e tolerancës e mirëkuptimit, duke mos përdorur gjuhë dhe veprime që thyejnë dhe janë në kundërshtim me etiken e kodit zgjedhor dhe të dispozitave ligjore në fuqi. /REL/