Telegrafi

Deklaratë e re bullgare, përpilohet nga akademikë bullgar

Ndërsa në Bullgari paralajmërohet Deklaratë e re më flagrante me 7 kushte që duhet të plotësojë Maqedonia që të marrë mbështetjen e Bullgarisë.

Pas kësaj Deklarate qëndron Komiteti i ri iniciativë i përbërë nga 8 shkencëtar që kërkojnë të gjithë partitë që do të marrin pjesë në zgjedhje ta mbështesin.

Në të janë cekur kërkesa si kushte për mbështetje për fillimin e negociatave të Maqedonisë edhe atë: Limite ligjore se Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe obligimet do të respektohen, heqje dorë nga pakica dhe aspiratat territoriale, rehabilitim i viktimave nga komunizmi jugosllaven të cilët kinse kanë pasur vetëdije bullgare, ndryshim i programeve arsimore në Maqedoni, largim i shenjave dhe mbishkrimeve dhe respektim i klauzolës së konfirmuar dhe ratifikim në parlamentet e dy vendeve për gjuhën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo Deklaratë kërkohet që të jetë pjesë edhe e dokumenteve zyrtare të BE.

I pari këtë Deklaratë e ka nënshkruar Krasimir Karakaçanov nga OBRM-BND. Për fat të keq shohim se si disa parti politike që kanë për synim parlamentin e kthejnë shpinën dhe japin premtime për të cilat askush nuk i ka autorizuar, ka deklaruar Karakaçanov.