Familja Kardashian-Jenner njihet për skandale, duke filluar nga ‘sex-tapes’ e deri tek operacionet plastike në trup e fytyrë.
Disa nga to nuk e pranojnë të kenë bërë ndërhyrje të tilla, por më e vogla e familjes nuk e ka problem të pranojë gjithçka, transmeton ORAinfo.
Kylie Jenner e cila do të dalë në ballinën e revistës ‘Allure’ për muajin gusht, ka zbuluar mendimet e saj rreth buzëve të saja.
E vecanta e këtij edicioni të revistës do të jetë se Kylie do intervistohet nga motra e saj e madhe, Kim Kardashian.
E pyetur se çfarë mendon për buzët, Kylie ka thënë se e din që e ka tepruar paksa me to.
“Në fillim isha aq e emocionuar dhe ndjeva nevojën t’i fryja shumë. Por ju (motrat) më thatë që të qetësohesha dhe të mos e teproja edhe shumë. Por tani ika tek dermatologu dhe i rregullova në madhësinë që e kanë sot”, ka thënë 18 vjecja.