Telegrafi

Deklaratë e papritur e Nimetz: Nuk do të negocioja për emrin, nëse do të isha maqedonas?

Sipas një njoftimi të Lëvizjes Ndërkombëtare Maqedonase për të drejtat e njeriut në Toronto, i dërguari i posaçëm i OKB-së për çështjen e emrit, Matthez Nimetz, ka deklaruar se nuk do të negocionte për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Jozyrtarisht- nëse do të isha maqedonas, nuk do të negocioja për emrin tim”, citohet të ketë thënë Nimetz. Sipas kësaj Lëvizje, Nimetz ka deklaruar se asnjë pasojë nuik do të kishte për Maqedoninë, nëse tërhiqet nga bisedimet./Telegrafi/