Site icon Telegrafi

Deklaratë e fuqishme nga Pep Guardiola që mund të lë pasoja: FIFA dhe UEFA janë duke i ‘vrarë’ lojtarët

Pep Guardiola po kërkon ta dërgojë Manchester Cityn në katër të fundit të Ligës së Kampioënve për herë të parë që kur mori drejtimin e skuadrës.

Lideri aktual i Ligës Premier do të luajnë kundër Borussia Dortmundit në çerekfinale dhe janë favoritë për këtë takim, pavarësisht kërcënimit që vije nga Erling Haaland.

Sidoqoftë, trajneri i Citizens mendon se puna e tij nuk po bëhet e lehtë për shkak të numrit të ndeshjeve.

Lexo po ashtu Guardiola pyetet për transferimin e Haalandit - spanjolli befason me përgjigjen e tij

“Ata janë qenie njerëzore, nuk janë makina”, ka thënë Guardiola në konferencën e tij për shtyp.

“Disa nga lojtarët janë të mërzitur gjatë gjithë kohës sepse duan të luajnë çdo ditë por nuk është e mundur”.

“Të garosh në të gjitha garat këtë vit pa spektatorë, në garën më të shkurtër ndonjëherë, nëse nuk bën rotacion, nuk garon në të gjitha garat dhe nuk do të jesh në pozicionin që jemi tani”.

“Sigurisht që ata mund të luanin, ata kanë një mentalitet të pabesueshëm, por u duhet një pushim. UEFA dhe FIFA po vrasin lojtarët sepse ka shumë takime”.

Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: City i kompletuar përballë Dortmundit me disa mungesa

“Ne nuk kemi pasur një mesjavë të lirë që kur kemi filluar, as edhe një. Nuk ka asnjë lojtar që mund ta mbajë këtë, jo vetëm fizikisht por mendërisht, për të qenë i gatshëm çdo ditë për të garuar kundër kundërshtarëve për të fituar ndeshjen. Është e pamundur”, shtoi ai.

Manchester City do të jetë nikoqir i Dortmundit në takimin që luhet sot (e marte) nga ora 21:00. /Telegrafi/

Exit mobile version