Site icon Telegrafi

Deklaratat për pensionim duket të kenë qenë false, Delevingne i rikthehet modelimit (Foto)

Cara Delevingne ka bërë një rikthim të madh në modelim – duke postuar një fotografi të kampanjës së saj për firmën e njohur Saint Laurent.

Britanikja 23-vjeçare, e cila befasoi me fotografi bardhezi, është fytyra e re e firmës së modës për koleksionin e ri “La Collection De Paris”.

Fotografitë i ka publikuar kompania Saint Laurent në një seri të postimeve në rrjetin social Twitter.

Modelja dhe aktorja muaj më parë ishte tërhequr nga modelimi, por në një postim në rrjetet sociale, ka shkruar: “Unë kurrë nuk dorëhiqem”.

Exit mobile version