Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka asnjë plan për ndryshim kufijsh.
Pacolli ka thënë se nuk di se si të artikulohet ideja e presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh.
“Presidenti asnjëherë nuk do të lejonte që të cenohej territori i Kosovës. Në tavolinat ku kam marrë pjesë, asnjëherë nuk është ngritur tema e ndërrimit të kufijve. Si e mendon presidenti në korrigjimin e kufijve nuk e di, s’mund t’ju them tani. Nuk e di sinqerisht. Por, presidenti nuk mendon në cenimin e integritetit territorial të shtetit ”, ka thënë Pacolli në emisionin Debat në RTK.
Më tej, lidhur me deklaratën e Presidentit Thaçi, ka thënë se “unë besoj se ndoshta kjo është edhe një strategji e cila është e nevojshme në këtë fazë, ndoshta një retorikë. Ne për retorika të tilla kemi dëgjuar shumë nga njerëz të shuar. Po dëgjojmë edhe nga presidenti Vuçiq”