Telegrafi

“Deklaratat e Lubonjës, të turpshme dhe skandaloze”

Krasniqi, ka pohuar se artikulli i tij ofendon rëndë të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës.

“Është po ashtu e turpshme që një njeri që pretendon të jetë intelektual, ta quaj popullin e vet skizofren”, ka thënë ministri Krasniqi.

Ndërkaq, Visar Zhiti, Ministër i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është ushtri e heronjve, dhe se NATO bëri luftën e parë morale për çlirimin e një populli nga dhuna.

“UÇK-ja, populli shqiptar i Kosovës, shqiptarët kudo që ishin iu bashkuan kësaj. Nuk kam fjalë tjetër për të thënë që deklarata të tilla kanë rrënjë të hidhura diku jashtë nesh”, ka thënë Zhiti, transmeton Kosovapress.

Këto reagime vijnë pas artikullit të Fatos Lubonjës të publikuar në revistën “Sudosteuropa Mittelungen”, në të cilin Lubonja e ka cilësuar Ramush Haradinajn një vrasës, që u lirua nga Haga pas zhdukjes dhe ekzekutimit të dëshmitarëve. /Telegrafi/