Dani Alves ka arritur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga FIFA.
Mbrojtësi brazilian ka qenë për shumë vite pjesë e Barcelonës, duke pasur si bashkëlojtar Lionel Messin, i cili është i nominuar për çmimin e më të mirit.
Por, sipas tij ky çmim duhet të shkoj këtë vit për Cristiano Ronaldon.
“Jam këtu për të parë Ronaldon duke fituar”, ka thënë fillimisht Alves, përcjell Telegrafi.
“Ai e meriton këtë”, përfundoi mbrojtësi i Juventusit./Telegrafi/