Telegrafi

Deklarata zyrtare nga kompania Carrier IQ

Në deklaratë, në mes tjerash, theksohet se të gjitha të dhënat të cilat mbledh aplikacioni janë të enkriptuar dhe se softueri Carrier IQ përdoret për të analizuar performancat e rrjetës, respektivisht si mjet për diagnostikim, e jo për të mbledhur të dhënat personale.

Në deklaratë shkruan si vijon:

“Carrier IQ ofron inteligjencën mobile në lidhje me performancat e pajisjeve mobile dhe rrjetave për të ndihmuar operatorët dhe prodhuesit që të prezantojnë pajisjet dhe shërbimet me kualitetin më të lartë për shfrytëzuesit e tyre. Këtë e bëjmë ashtu që numërojmë dhe bëjmë matjen e informatave operative në pajisjet mobile – telefona, smartphone dhe tablet. Këtë informatë shfrytëzuesit tanë e përdorin si vegël për përmirësimin e kualitetit të rrjetave të veta, që të njihen me problemet e pajisjeve dhe të përmirësojnë përvojën e shfrytëzuesit.

Softueri ynë integrohet nga prodhuesit së bashku me disa vegla të tjera për diagnostikim para shitjes.

Edhe pse përcjellim shumë aspekte të performancave të pajisjeve, ne bëjmë matjen e performancave, e nuk bëjmë incizimin e veprimeve në tastierë e as që ofrojmë vegla për spiunimin e përcjellësve.

Informatat të cilat mbledh Carrier IQ janë për përdorimin ekskluziv të shfrytëzuesve tonë, e Carrier IQ nuk shet informatat personale të shfrytëzuesve për palët e treta. Informatat e tërhequra nga pajisjet janë të koduara dhe të sigurta në rrjetin tonë”.

Deklaratën në tërësi mund ta lexoni këtu.

Android Market në ndërkohë është paraqitur aplikacioni pa pagesë që ka për qëllim të konstatoj nëse në telefon ndodhet softueri Carrier IQ ose jo. /Telegrafi/