Gazetari Arian Çani ka bërë një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Studio e Hapur” në News 24 dhe fton të gjithë shqiptarët të mendojë seriozisht për këtë.
Ai thotë se gjërat në Shqipëri po shkojnë gjithnjë e më keq, prandaj ka vendosur të largohet nga Shqipëria.
“Së shpejti nga ky vend do largohem, kush nuk e kupton që ky vend po shkon keq e më keq është naiv. Këtu nuk mund të rriten fëmijët. Ka ardhur momenti që njerëzit ta mendojnë seriozisht këtë”, thotë Çani.
Ndonëse gazetarja Eni Vasili nguli këmbë për vendin ku do të largohej, Çani nuk u përgjigj, por shtoi “Do na duhen disa emisione të tjera për ta saktësuar këtë”.
Më pas ai iu drejtua Henri Çilit duke i thënë “Mos ma merr si shaka. Arian Çani nuk ka asnjë përgjegjësi publike. Kjo është ndjesia ime nga ato që shoh”.