Telegrafi

Deklarata për destabilizim, BDI: Jemi parti garancë e paqes, do të mbrojmë shqiptarët nga majorizimi

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikatë për media ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të vendit, Hristisjan Mickoskit për atë që ai sot deklaroi për destanilizim të vendit.

Nga BDI thonë së janë garancë e paqes në vend si parti shtetformuese nuk do të lejojnë poshtërimin e shqiptarëve dhe majorizimin e tyre përmes vazalëve.

Komunikata e plotë:

BDI si parti shtetformuese është garant i paqes, stabilitetit, mirëqenies dhe të ardhmes europiane të vendit
Pa dashur t’i komentojmë spinet dhe bllofet politike, duam të qartësojmë se ne kemi marrë mandat dhe përgjegjësi nga votuesit shqiptarë për të mbrojtur legjitimitetin, vullnetin politik dhe dinjitetin e votës dhe popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut.
Do t’i ndërmarrim të gjitha masat dhe mjetet demokratike për të ndaluar poshtërimin dhe majorizimin e shqiptarëve nga imponimi i vazalëve.
Sa i takon akuzave të pabaza për shkelje ligji, edhe njëherë ftojmë partitë politike për veting të të gjithë bartësve të funksioneve publike me asistencë ndërkombëtare. Vetëm kjo do t’i ndalojë bllofet, gjuetinë e shtrigave dhe keqpërdorimin e luftës kundër korrupsionit për qëllime politike. Ftojeni menjëherë komunitetin ndërkombëtar të dërgojë ekspertë për veting të plotë për secilin prej nesh dhe prej jush, përfshirë edhe hetimin për procesin e privatizimit!