Telegrafi

Deklarata në konferencën për shtyp është qëndrimi personal i Karaxhovskit

Kryetari i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski nëpërmjet të një deklarate të publikuar në ueb-faqen e Këshillit thotë se vlerësimet e dhëna në konferencën për shtyp të mbajtur javën e kaluar në lidhje me reformat në gjyqësi, PSP-në dhe për analizën e sistemit AKMIS kanë qenë qëndrim i tij personal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Karaxhovski kritikon punën e Ministrisë së Drejtësisë dhe ankohet për pagat e ulta të gjykaësve

“Kryetari i Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë njofton publikun se qëndrimet e shprehura në konferencën për shtyp të mbajtur më 4 janar 2018, që nuk kanë të bëjnë me punën e Këshillit gjyqësor të RM-së janë qëndim i tij personal”, thuhet në kumtesën e publikuar në ueb-faqen e Këshillit.

Ndryshimi në qëndrimet e Karaxhovskit vjen pasi që më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit shprehën mospajtimin me vlerësimet e tij. Pas takimit të punës të mbajtur sot, Karaxhovski nëpërmjet kumtesës zyrtare tha se gjithçka që është thënë në konferencën për shtyp është qëndrim i tij personal./Telegrafi/