Site icon Telegrafi

Deklarata kontroverse e Donald Trump për princeshë Dianën (Video)

US President Donald Trump speaks about North Korea at a meeting with administration officials on the opioid addiction crisis at the Trump National Golf Club in Bedminster, New Jersey, on August 8, 2017. / AFP PHOTO / NICHOLAS KAMMNICHOLAS KAMM/AFP/Getty Images

Donald Trump i ka kaluar të gjitha kufinjt. Ai tash ka dhënë një deklaratë shumë kontroverse për princeshë Dianën.

Trump thotë se ai do të kishte dëshirë të flinte me princeshë Dianën, por ai ka ironizuar keq duke thënë se ajo do të duhej të bënte një HIV test para kësaj. Një aludim mjaft kontrovers i Trump, për Dianën e cila ishte akuzuar për afera.

Intervista e tij ishte realizuar tri vjet para vdekjes së Dianës, ku ai ishte përgjigjur pa hezitim. Atëherë ai ishte larg politikës dhe ishte më shumë personazh i shoubizit se sa politikan.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Donald Trump

https://www.youtube.com/watch?v=GjmOSSssqIc

“Ajo është e mrekullueshme. Lady D është një femër me bukuri mahnitëse. E kam takur shumë herë”, deklaroi Trump atë kohë.

Megjithatë, komenti i Trump tjetër që tërhoqi vëmendjen ishte se ai do të flinte me Dianën, pasi që ajo të kryente testin HIV duke thënë se ajo kishte një varg aferash.

Ky moment vetëm sa e rriti paknaqësinë brenda familjes mbretërore, ashtu kështu që ishte mjaft e përçarë në mesin e polemikave. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=AhRSbm0l6R0

Exit mobile version