Telegrafi

Deklarata emocionuese e Wengerit: Kam refuzuar gjithë klubet e botës për Arsenalin

Fitorja vlente shumë për të dy trajnerët, por në fund e mori vetëm Pochettino!

Skuadra e madhe angleze, Arsenal ka mbetur edhe zyrtarisht jashtë Ligës së Kampionëve për edicionin e ri.

Londinezët përfunduan stinorin në pozitën e pestë me një pikë më pak se Liverpool që përfundoi e katërta.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka dhënë një deklaratë emocionuese pas ndeshjes.

Ai ka deklaruar se ka refuzuar gjithë klubet e botës për të mbetur pjesë e Arsenalit duke konfirmuar dashurinë e tij për klubin londinez.

“Është e rëndë për ne pasi kishim mungesa të mëdha gjatë sezonit dhe lojtarët u kthyen në muajt e fundit”.

“E dua shumë këtë klub dhe do të jap çdo gjë nga vetja ime”.

Ai në fund ka zbuluar se ka refuzuar gjithë klubet e botës për të mbetur te Arsenali, ndërsa nuk ka dhënë ndonjë informatë nëse do të vazhdoj kontratën apo do të largohet.

“Një gjë që nuk mund të kontestohet është dashuria ime për këtë klub. Kam refuzuar gjithë klubet e botës për të mbetur te Arsenali”, ka deklaruar Wenger. /Telegrafi/