Legjenda franceze e futbollit, Thierry Henry është i bindur se Karim Benzema do ta fitoj ‘Topin e Artë’ për vitin 2022.
Benzema ka fituar një tjetër trofe këtë edicion me Real Madridin, pasi pas La Ligas ka triumfuar edhe në Ligën e Kampionëve.
34-vjeçari ka pasur vitin e tij më të mirë në karrierë duke e mbyllur sezonin me 44 gola e 15 asistime në 46 ndeshje zyrtare.
Reprezentuesi francez fitoi edhe çmimin si golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve me 15 gola, dy më shumë se Robert Lewandowski në pozitën e dytë.
Ish-sulmuesi legjendar francez, Thierry Henry është i bindur se bashkëkombësi i tij do ta fitoj këtë vit trofeun personal më të vlefshëm në botë e futbollit ‘Topin e Artë’.
Henry ka thënë se pas triumfit të Benzemas në finale me Realin, tanimë i ka bërë të ditur ‘France Football’ që ta mbyll votimin pasi Benzema e fiton trofeun.
“Unë thjesht doja t’i thosha diçka “France Football” ose kujtdo që voton… Mbylleni votimin, Benzema e fitoi. Mirupafshim!”, deklaroi Thierry Henry.
Deklarata e Henryt është bërë virale në rrjetet sociale pasi shumë tifozë të futbollin e ndajnë mendimin e njëjtë me legjendën franceze. /Telegrafi/
"Close the votes, Benzema won it. Bye!"
Thierry Henry has a message for France Football on the Ballon d'Or. 👀 😂 pic.twitter.com/AyyDBDeV9p
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) May 28, 2022