Telegrafi

Deklarata e Ramosit pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi është shpallur për herë të 11-të kampion në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur në finale Atletico Madridi.

Ramos është shprehur për uefa.com se ky trofe është shpërblim për punën e madhe që ka bërë skuadra e tij, transmeton Koha.net.

“Ky është shpërblimi për punën e madhe që kemi bërë. E dinim se ky ishte një rast unik që të shkruajmë historinë dhe pas disa rënjeve dhe ngritjeve ky është shpërblimi”, është shprehur Ramos.

Lexo më shumë: Historia i takon Real Madridit (Video)

Lexo më shumë: Ronaldo ka disa fjalë pas titullit të kampionit të Ligës së Kampionëve