Site icon Telegrafi

Ambasadat: Me mos-shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Kosova do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasada e Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku mirëpresin deklaratat e udhëheqësve politik kosovar ku zotohen se do të heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara.

Në deklaratë thuhet se presin nga udhëheqësit e Kosovës që të mbajnë fjalën për këtë çështje, ndërsa  më tej thuhet vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gatishmërinë për tu integruar tërësisht në Evropë.

“Mirëpresim deklaratat e fundit të udhëheqësve politik kosovarë ku zotohen se heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara. Presim nga udhëheqësit e Kosovës të mbajnë fjalën e tyre kurse nga institucionet e Kosovës presim që ta nderojnë këtë gatishmëri. Vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gatishmërinë për tu integruar tërësisht në Evropë dhe komunitetin ndërkombëtarë. Me mbështetjen e Dhomave të Specializuara mundësohet mbështetje e vazhdueshme nga miqtë dhe aleatët më të ngushtë të Kosovës tani kur festojmë shumë të arritura në dekadë, që nga pavarësia”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Exit mobile version