Telegrafi

Deklarata e plotë nga Shtëpia e Bardhë për sulmin në Stamboll

WASHINGTON, DC - AUGUST 29: White House Principal Deputy Press Secretary Josh Earnest answers questions during the daily media briefing in the Brady Press Briefing Room at the White House August 29, 2013 in Washington, DC. Earnest fielded questions from reporters about the Obama Administration's stance and response to the alleged use of chemical weapons in Syria. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

Kjo deklaratë vjen nga Josh Earnest, sekretari i shtypit në Shtëpinë e Bardhë, pas shpërthimeve në Aeroportin “Ataturk” në Stamboll.

“Shtetet e Bashkuara e dënojnë sulmin e fortë të sotëm të tmerrshëm terrorist në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit – Ataturk në Turqi, në të cilin kanë mbetur të vdekur shumë njerëz dhe shumë janë plagosur.

Aeroporti Ndërkombëtar Ataturk, si Aeroporti i Brukselit i cili u sulmua në fillim të këtij viti, është një simbol i lidhjeve ndërkombëtare dhe lidhjet që na lidhin së bashku.

Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet dhe të dashurit e të vrarëve, dhe u dëshirojmë shërim të shpejtë të lënduarve.

Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Turqinë, aleat në NATO dhe partner, së bashku me të gjithë miqtë dhe aleatët tanë në mbarë botën, ne vazhdojmë të përballemi me terrorizmin”. /klankosova