Telegrafi

“E Majta” për paralelen shqipe në Veles: Do të kërkojmë llogari nga institucionet

Partia “E Majta” ka reaguar në lidhje me formimin e paraleles shqipe në gjimnazin e Velesit “Koço Racin”. Nga kjo parti akuzojnë qeverinë dhe partitë e tjera të koalicionit për tundjen e arbitraritetit dhe për shkelje të rëndë të kritereve të konkursit për regjistrimin e nxënësve.

“Vendimi i ministrit për të aprovuar regjistrimin e nxënësve me pikë mjaft të ulëta kontraston me standardet minimale të përcaktuara, sjellë pasoja negative për cilësinë dhe meritokracinë në arsim”.

“Ne si parti do të kërkojmë llogari në organet përgjegjëse, duke dorëzuar raporte në Inspektoratin Shtetëror Arsimor dhe në Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Gjithashtu, do të vazhdojmë të ndjekim situatën dhe të mbështesim çdo veprim të nevojshëm për të siguruar integritetin e arsimit dhe mbrojtjen e të drejtave të nxënësve”.

“Përmes kësaj deklarate, ne theksojmë se jemi të përkushtuar në mbrojtjen e vlerave edukative dhe në luftën kundër çdo përpjekje për të manipuluar sistemin arsimor për interesa të ngushta politike. Në këtë moment të vështirë, ne bëjmë thirrje për një hetim të hollësishëm dhe një reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse”, thonë nga partia “E Majta”. /Telegrafi/